U izolua për 5 ditë në një shpellë, shkencëtarja përjetoi halucinacione të frikshme
Dr. Kiana Aran, profesoreshë e bioinxhinierisë në Universitetin e Kalifornisë, përjetoi një eksperiencë të pazakontë pasi kaloi pesë ditë e vetme në një shpellë në Poloni, pa dritë, zhurmë apo kontakt me njerëz të tjerë. Eksperimenti, i zhvilluar në nëntor të vitit 2024, synonte të studionte ndikimin e privimit nga shqisat në trupin dhe mendjen e njeriut. Aran shpresonte se izolimi do ta ndihmonte të qetësonte mendimet e vazhdueshme, por përvoja rezultoi shumë më e vështirë nga sa kishte parashikuar. Gjatë qëndrimit, ajo kishte një shtrat, banjë dhe dush, ndërsa ushqimi i dërgohej një herë në ditë, në orare të paparashikueshme. Megjithatë, mungesa e dritës dhe izolimi shkaktuan disa efekte të pazakonta. Halucinacione dhe perceptime të çuditshme Aran tregoi se kishte parë në mënyrë të...
Burimi:
syri.net