U godit nga policia, protestuesi nga Diaspora: Të bashkohemi për rrëzimin e qeverisë

U godit nga policia, protestuesi nga Diaspora: Të bashkohemi për rrëzimin e qeverisë

Protestuesi i cili u godit me grusht nga policia gjatë shoqërimit iu bashkua këtë mbrëmje protestës para Kryeministrisë, duke bërë thirrje për bashkim dhe vijim të revoltës kundër qeverisë. Ai tha se kishte ardhur nga Diaspora për t’iu bashkuar protestuesve dhe theksoi se dhuna e ushtruar nga policia nuk ishte drejtuar vetëm ndaj tij. “Erdha në protestë nga Diaspora, me vëllezërit dhe motrat që t’ju bashkohem që ta rrëzojmë këtë qeveri të ndyrë. Kriminelët dolën, ishte një gjë shumë absurde. Nuk u godita vetëm unë, por të gjithë vëllezërit dhe motrat e mia. Turp për qeverinë dhe policinë. Poshtë korrupsioni”, u shpreh protestuesi. Ai kërkoi bashkimin e shqiptarëve dhe paralajmëroi se protesta do të vijojë me synimin për rrëzimin e qeverisë.