U gjet i pajetë në makinë te ‘Komuna e Parisit’, 46-vjeçari ishte shoferi i deputetit të PS

U gjet i pajetë në makinë te ‘Komuna e Parisit’, 46-vjeçari ishte shoferi i deputetit të PS

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku 46-vjeçari Ismet Habili u gjet pa shenja jete me një plumb në kokë brenda automjetit të tij, në zonën e Komunës së Parisit. Bëhet me dije se viktima punonte si shofer i deputetit të Partisë Socialiste, Eduart Shalsi. Mësohet se një nga komunikimet e fundit telefonike të tij ka qenë me bashkëshorten. Ngjarja u zbulua rreth orës 20:20, në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”, pasi policia mori një njoftim për një automjet të aksidentuar. Kur efektivët mbërritën në vendngjarje, gjetën 46-vjeçarin të pajetë brenda një makine tip “Volvo”. Ndërkohë, burime bëjnë me dije se viktima kishte probleme të shumta familjare. Sipas informacioneve, Habili kishte një plagë të shkaktuar nga armë zjarri në...