“U cenua siguria kombëtare”- PD kërkesë për informacion zyrtar Kryeministrit dhe Presidentit për çështjen e SHISH: Institucionet të përgjigjen

“U cenua siguria kombëtare”- PD kërkesë për informacion zyrtar Kryeministrit dhe Presidentit për çështjen e SHISH: Institucionet të përgjigjen

Partia Demokratike i ka dërguar këtë të martë (29 shtator) një kërkesë zyrtare për informacion Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Bajram Begaj lidhur me procedurat e përdorura për propozimin dhe dekretimin e ish-drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni. Kërkesa është dorëzuar nga nënkryetari i Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, Klevis Balliu, i cili e konsideroi situatën aktuale si një cënim të rëndë të sigurisë kombëtare. Deklarata e Plotë: “Si rrjedhojë e situatës alarmante në të cilën ndodhet vendi, në një moment kur siguria kombëtare është cenuar rëndë, ngrihen pyetje serioze mbi mënyrën se si janë administruar institucionet më të rëndësishme të sigurisë së vendit. Sipas të dhënave dhe fakteve që janë bërë publike, institucione të rëndësishme të sigurisë kanë qenë nën ndikimin e...