U arrestua për vrasjen e dyfishtë në Greqi/ Nikolin Pali kërkohej edhe nga Interpol Tirana, në pranga dhe partnerja 41-vjeçare

U arrestua për vrasjen e dyfishtë në Greqi/ Nikolin Pali kërkohej edhe nga Interpol Tirana, në pranga dhe partnerja 41-vjeçare

Nikolin Pali, 43-vjeçari shqiptar i arrestuar në Greqi pas gjashtë vitesh në arrati për një vrasje të dyfishtë, rezulton të jetë në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare. Sipas të dhënave të bëra publike nga autoritetet greke, ai kërkohej nga Interpol Tirana për një tjetër çështje penale, atë të vjedhjes me armë në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, për të cilën ishte lëshuar edhe një urdhër arresti ndërkombëtar. Gjatë kontrollit të banesës ku fshihej në Athinë, forcat speciale greke EKAM sekuestruan një pistoletë, dy granata, dy mekanizma ndezës, tri palë pranga dhe një leje qëndrimi të dyshuar si të falsifikuar. Në operacion u arrestua edhe partnerja e tij, një 41-vjeçare shqiptare, e dyshuar nga autoritetet greke për përkrahje të autorit të krimit. Pali ishte shpallur në...