U arrestua për veprime të turpshme pranë shkollës, Erind Xhaferaj para Gjykatës së Fierit
Sapo ka mbërritur pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, këngëtari fierak Erind Xhaferaj. Xhaferaj u arrestua dy ditë më parë, pasi dyshohet se kryente veprime të turpshme pranë ambienteve të shkollës artistike “Jakov Xoxa” në Fier. Rasti u denoncua nga nxënëse të kësaj shkolle, ndërsa pas telefonatës, efektivët e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë verifikuar situatën. Pas verifikimeve, këngëtari është ndaluar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë së Fierit, ku është marrë në pyetje lidhur me denoncimin. Ditën e sotme, Erind Xhaferaj do të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë që do të caktohet ndaj tij. Seanca gjyqësore pritet të zhvillohet nga gjyqtari Noel Veizi, ndërsa çështja do të ndiqet nga prokurori Skerdi Sinanaj.
Burimi:
syri.net