U arrestua për krimin e dyfishtë në Greqi, Nikolin Pali pranon edhe 2 vrasje në Shqipëri/ Detajet
Hetimet pas arrestimit nga forcat speciale greke EKAM të 43-vjeçarit shqiptar Nikolin Pali, i dënuar në mungesë me dy burgime të përjetshme për vrasjen e ish-partneres dhe të dashurit të saj në vitin 2020, në Loutraki të Greqisë, kanë marrë një tjetër drejtim. Sipas mediave greke, ai dyshohet se ka pranuar edhe autorësinë e dy vrasjeve të tjera të kryera në Shqipëri përpara vitit 2002. Pas këtyre krimeve, ai ishte larguar drejt Greqisë për t’i shpëtuar ndëshkimit. Ndërkohë, burimet ngrenë dyshime se Nikolin Pali mund të jetë në të vërtetë Fran Preldakaj, i njohur edhe si Zef Preldakaj, 44 vjeç, i dënuar më parë për vrasje në Shqipëri, dhe i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana për veprën penale të tentativës së grabitjes në bashkëpunim....
Burimi:
gijotina.com