U arrestua pas denoncimit të të miturave, këngëtari Erind Xhaferi del para gjykatës për masën e sigurisë (VIDEO)

U arrestua pas denoncimit të të miturave, këngëtari Erind Xhaferi del para gjykatës për masën e sigurisë (VIDEO)

Erind Xhaferi FIER- Këngëtari Erind Xhaferi ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për t’u njohur me masën e sigurimit personal.     View this post on Instagram   Xhaferi u arrestua nga Policia e Fierit pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme pranë ambienteve të shkollës së Muzikës “Jakov Xoxa”. Ndaj tij është ngritur dyshimi për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal, “Vepra të turpshme”. Sipas të dhënave paraprake, rasti është denoncuar nga nxënëse të shkollës, të cilat kanë njoftuar policinë përmes një telefonate. Pas marrjes së informacionit, shërbimet e Policisë së Fierit kanë verifikuar denoncimin dhe kanë ndërhyrë duke ndaluar këngëtarin. Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për...