U arrestua në Athinë/ Identifikohet shqiptari i akuzuar për vrasje, i gjenden 2 milionë euro në banesë
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e një shqiptari dy ditë më parë në Athinë. Mësohet se i arrestuari është identifikuar si Lulëzim Caka ndërsa në Shqipëri rezulton i akuzuar për vrasje. Ndër të tjera bëhet me dije se pas arrestimit në banesë i janë gjetur dy milionë euro, drogë dhe bizhuteri. Caka, i njohur si “Lul Caka”, është një prej emrave më të njohur të kronikës së zezë shqiptare të viteve ’90. Veprimtaria e tij kriminale lidhet kryesisht me zonën Berat-Fier-Lushnjë, në një periudhë kur vendi ishte përfshirë nga kaosi dhe dhuna pas vitit 1997. Caka u dënua për vrasjen e Pëllumb Eminit, ngjarje e ndodhur më 21 korrik 1997 në Lushnjë. Një tjetër çështje për të cilën Caka u dënua lidhet...
Burimi:
gijotina.com