Tym dhe flakë në kodrat e Radostinës, zjarri rrezikon lokalet në Levan, pronarët evakuojnë stafin: Duhet ndërhyrje nga ajri

Tym dhe flakë në kodrat e Radostinës, zjarri rrezikon lokalet në Levan, pronarët evakuojnë stafin: Duhet ndërhyrje nga ajri

PAMJE NGA ZJARRI FIER-Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat e Radostinës. Flakët po përhapen me shpejtësi drejt zonës së Liqenit të Levanit, duke rrezikuar bizneset dhe banesat. Zjarri ka prekur kurorën mbi lokale dhe ndodhet rreth 200 metra larg tyre. Pronarët e lokaleve kanë nisur të largojnë stafin dhe klientët, ndërsa po nxjerrin nga ambientet edhe disa mjete dhe orendi, për të shmangur dëmet e mundshme në rast se flakët arrijnë tek objektet. Ata kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri për të shmangur dëmet e mundshme në rast se flakët arrijnë tek objektet. Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve që favorizohen nga era e fortë duke vështirësuar ndërhyrjen. Një tjetër problem për ekipet zjarrfikëse mbetet terreni i thyer.