Tusk lëshon alarmin e inteligjencës: Rusia do godasë aleatët e NATO-s
Kryeministri polak Donald Tusk ka paralajmëruar për një rritje të rrezikut të përshkallëzimit të konfliktit me Rusinë, duke deklaruar se një sulm i drejtpërdrejtë ndaj territorit të Polonisë nuk mund të përjashtohet. Tusk tha se paralajmërimi bazohet në të dhëna të siguruara nga shërbimet polake të inteligjencës. Sipas tij, muajt e ardhshëm mund të shoqërohen me një intensifikim të veprimeve ushtarake ruse dhe me rritje të presionit ndaj vendeve që mbështesin Ukrainën. “Në muajt e ardhshëm do të shohim veprime shumë intensive nga ana e Rusisë. Një sulm ndaj territorit polak nuk mund të përjashtohet më si skenar”, deklaroi Tusk. Paralajmërimi i Varshavës vjen në një periudhë kur incidentet që lidhen me luftën në Ukrainë kanë prekur edhe hapësirat pranë territorit të NATO-s. Sipas raportimeve...
Burimi:
ntv.al