“Turizmi, shtylla kryesore!”- Raporti i Bankës Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.4%, borxhi publik bie nën 50% të PBB-së!

“Turizmi, shtylla kryesore!”- Raporti i Bankës Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.4%, borxhi publik bie nën 50% të PBB-së!

Banka Botërore vlerëson se ekonomia shqiptare po ruan ritme të qëndrueshme rritjeje, e mbështetur nga kërkesa e brendshme, shërbimet dhe ndërtimi. Sipas raportit, Banka Botërore vlerëson se për të garantuar një zhvillim më të fortë në afatgjatë, vendi duhet të rrisë produktivitetin, të diversifikojë eksportet dhe të përballet me sfidat demografike. Në vijim, ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.4% gjatë vitit 2026  dhe të përforcohet gradualisht gjatë viteve 2027-2028, ndërsa bilancet fiskale dhe të jashtme kanë shënuar përmirësim dhe borxhi publik ka zbritur nën 50% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Këto janë disa nga gjetjet kryesore të raportit të Bankës Botërore për perspektivën ekonomike të Shqipërisë. Sipas raportit, ekonomia ruajti një ecuri të qëndrueshme në fillim të vitit 2026, e nxitur kryesisht nga...