Turizmi shqiptar, Topuzi: Rritje e vizitorëve, por sfidë mbeten informaliteti, transporti publik dhe menaxhimi i mbetjeve

Turizmi shqiptar, Topuzi: Rritje e vizitorëve, por sfidë mbeten informaliteti, transporti publik dhe menaxhimi i mbetjeve

Turizmi shqiptar po mbyll një sezon të mirë, me rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve, ndërsa sipas INSTAT, vetëm në qershor numri i vizitorëve të akomoduar u rrit me 17% krahasuar me një vit më parë. Për mikrofonin e RTSH, eksperti i turizmit Zak Topuzi thotë se tashmë Shqipëria po kthehet në një destinacion turistik gjithëvjetor. “Tashmë është e konsoliduar. Shqipëria ka zënë një pozicion të rëndësishëm në Mesdhe. Ka konsoliduar pozicionin e saj si një vend i sigurt. Këtë e tregojnë edhe lëvizjet e turistëve, të cilët nuk janë vetëm të rinj, por edhe familje me fëmijë të vegjël. Dhe nuk është më destinacion vetëm Tirana apo disa pole, por pothuajse e gjithë Shqipëria. Nuk bëhet fjalë më për fillim sezoni apo mbarim...