Turizmi sfidon shifrat! Sa realiste janë parashikimet për 15,5 milionë vizitorë të huaj në vitin 2027?

Turizmi sfidon shifrat! Sa realiste janë parashikimet për 15,5 milionë vizitorë të huaj në vitin 2027?

Shqipëria synon të arrijë 15.5 milionë hyrje të shtetasve të huaj në vitin 2027, ndërsa për vitin 2029 objektivi rritet në 16 milionë. Këto objektiva vijnë në një periudhë kur hyrjet e shtetasve të huaj vijojnë të rriten, por me ritme më të ngadalta se në vitet e mëparshme. A është ecuria aktuale e mjaftueshme për të përmbushur objektivat? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, “Scan Intel” ka analizuar serinë historike të hyrjeve të shtetasve të huaj, të publikuar nga INSTAT, si dhe të dhënat mujore për nëntëmujorin 2026. Mbi këtë bazë është ndërtuar një projeksion për mbylljen e vitit 2026 dhe janë përllogaritur ritmet e rritjes që do të kërkoheshin për arritjen e objektivave të qeverisë. Rritja vazhdon, por ritmet po ngadalësohen Në vitin 2023,...