Tuchel me dhimbje koke, 5 lojtarë të grumbulluar në kombëtare ngrenë ‘flamurin e bardhë’

Tuchel me dhimbje koke, 5 lojtarë të grumbulluar në kombëtare ngrenë ‘flamurin e bardhë’

22 Shtator 2026 10:00 Telesport Cole Palmer, Declan Rice, Tino Livramento dhe dyshja e Manchester United, Kobbie Mainoo e Marcus Rashford, janë larguar të gjithë nga grumbullimi i ekipit kombëtar të Anglisë, ndërsa Morgan Gibbs-White dhe James Garner janë thirrur si zëvendësues. Palmer, i cili u la jashtë skuadrës së trajnerit Thomas Tuchel për Kupën e Botës, luajti 90 minuta të plota në humbjen e Chelsea ndaj Brentford, pasi ishte rikthyer në kombëtare për ndeshjet e Nations League të “3 Luanëve” kundër Spanjës, Republikës Çeke dhe Kroacisë. “Është një gjë të thirresh dhe të rikthehesh në skuadër, e një tjetër të tregosh performancë. Cole duhet t’i tregojë këto lloj shifrash dhe paraqitjesh për ta fituar fanellën dhe për ta justifikuar thirrjen“, tha trajneri Thomas Tuchel....