Tubmi te Zogu i Zi/ Goditi me grusht qytetarin e shoqëruar, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”
foto nga momenti TIRANË- Një efektiv të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, është pezulluar nga detyra, pas publikimit të videos ku ai shfaqet duke goditur me grusht një qytetar të shoqëruar gjatë tubimit të sotëm në Tiranë, në Rrugën e Durrësit. Pas publikimit të pamjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, urdhëroi menjëherë pezullimin e efektivit, inspektor J. H. Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur një hetim disiplinor ndaj tij. Hetimi do të fokusohet te përdorimi i dyshuar i paligjshëm dhe i pajustifikuar i forcës. View this post on Instagram Reagimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Paraditen e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, pas publikimit në rrjetet sociale, të...
Burimi:
zeri.ai