Trupa turke me “Medea” çel siparin e edicionit të 28-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Skampa”

Trupa turke me “Medea” çel siparin e edicionit të 28-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Skampa”

Elbasani çeli siparin e edicionit të 28-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Skampa”, një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore të qytetit, që prej 28 vitesh sjell në skenën elbasanase artistë dhe trupa teatrore nga Shqipëria dhe bota. Festivali nisi me “Medea”, kryeveprën e Euripidit, e sjellë në skenën e Teatrit “Skampa” nga Teatri Shtetëror i Izmirit, Turqi, nën regjinë e Adonis Filipit. Përmes një konceptimi të fuqishëm regjisorial dhe një interpretimi të ngjeshur emocional, “Medea” sjell në skenë historinë e një gruaje të tradhtuar, pasioni dhe dhimbja e së cilës shndërrohen në hakmarrje. Lëvizja, ritmi dhe imazhet skenike ndërthuren në një shfaqje që prej gjashtë vitesh vijon të jetë pjesë e repertorit të teatrit turk. Në rolin e Medeas interpreton aktorja Asli Kilian, duke...