Trump teston Putinin dhe Zelenskyn, plani i paqes shkon në Kiev
Donald Trump po rikthen në qendër të diplomacisë ndërkombëtare një nga dosjet më të vështira: përpjekjen për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Pas më shumë se tre orësh bisedime në Kremlin me Vladimir Putinin, të dërguarit e presidentit amerikan, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, kanë zhvendosur misionin diplomatik drejt Kievit, ku pritet të takohen me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Takimi në Moskë solli tone pozitive, por jo një marrëveshje konkrete. Nga Kremlini bisedimet u cilësuan të dobishme, ndërsa pala amerikane i përshkroi si substanciale. Megjithatë, përmbajtja e plotë e propozimit të Uashingtonit nuk është bërë publike dhe deri tani nuk është njoftuar ndonjë kompromis mes palëve. Trump ka konfirmuar se Witkoff dhe Kushner po lëvizin mes Moskës dhe Kievit me një propozim...
Burimi:
ntv.al