Trump sulmon fituesen e Nobelit për Paqen: Urren Amerikën dhe Izraelin! SHBA vendos sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare

Trump sulmon fituesen e Nobelit për Paqen: Urren Amerikën dhe Izraelin! SHBA vendos sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare

donald trump SHBA- Vendimi për t’i dhënë Çmimin Nobel për Paqen Navi Pillay ka hapur një valë reagimesh të kundërta në arenën ndërkombëtare. Presidenti amerikan Donald Trump dhe ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa’ar kanë kundërshtuar ashpër vlerësimin, duke e akuzuar juristen për qëndrime kundër SHBA-së dhe Izraelit, si dhe për qëndrime që, sipas tyre, favorizojnë Hamasin. Sipas mediave të huaja Trump ka vënë në pikëpyetje vendimin e Komitetit të Nobelit dhe ka sulmuar publikisht punën e Pillay lidhur me konfliktin në Gaza. “Pillay ushqen një urrejtje të hapur ndaj Amerikës dhe Izraelit. Në detyrën e saj, ajo ka lavdëruar terroristë dhe ka shpërblyer Hamasin”, tha presidenti amerikan, duke e cilësuar hetimin për veprimet e Izraelit si farsë. Në të njëjtën linjë ka reaguar edhe Sa’ar...