Trump shkarkon sekretaren e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, pas vetëm një jave në detyrë

Trump shkarkon sekretaren e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, pas vetëm një jave në detyrë

Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të largojë Katie Zacharia nga detyra e sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, pas vetëm një jave në këtë pozicion. Sipas këshilltarëve të presidentit, vendimi vjen pas një fillimi të vështirë në detyrë, debutimit të saj të kritikuar në konferencën për shtyp dhe pyetjeve të ngritura nga mediat lidhur me të kaluarën e saj. Trump kishte lënë të kuptohej më herët se Zacharia duhet të rishqyrtonte vazhdimin në këtë rol. Duke folur me gazetarët të premten, ai tha se e kishte këshilluar të mendonte nëse pozicioni ishte i duhuri për të. “Sinqerisht, po të isha në vendin tënd, do ta rishqyrtoja”, mësohet t’i ketë thënë Trump, duke shtuar se nuk mendonte se ajo kishte nevojë të vazhdonte në...