Trump publikon video AI për “shkatërrimin” e Khargut/ SHBA: Nuk e kemi goditur ishullin
Një postim i Donald Trump ka shtuar edhe më shumë tensionin në përplasjen mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Presidenti amerikan publikoi në Truth Social një video me shpërthime të fuqishme, duke pretenduar se tregonte ishullin iranian të Khargut, qendrën kryesore të eksporteve të naftës së Iranit, duke u “shkatërruar”. Por disa orë më vonë situata mori një kthesë tjetër. Reuters verifikoi se pamjet e publikuara nga Trump ishin me shumë gjasa të gjeneruara artificialisht, ndërsa një zyrtar amerikan deklaroi se ushtria e SHBA-së nuk kishte goditur Khargun gjatë sulmeve të fundit. Një zyrtar iranian e cilësoi postimin e Trump si “qesharak”. Megjithatë, përplasja ushtarake mes dy vendeve është reale. Forcat amerikane goditën dy sisteme lëshimi në ishullin iranian të Larakut, në Ngushticën e Hormuzit....
Burimi:
ntv.al