TRUMP PERBALLE STUHISE: ZGJEDHJET QE MUND T’I LIDHIN DUART PRESIDENTIT AMERIKAN

TRUMP PERBALLE STUHISE: ZGJEDHJET QE MUND T’I LIDHIN DUART PRESIDENTIT AMERIKAN

Më 3 nëntor, amerikanët do të votojnë në zgjedhjet e mesmandatit, një proces që do të përcaktojë përbërjen e re të Dhomës së Përfaqësuesve dhe një pjesë të Senatit. Për Donald Trump, ky votim është një provë politike e administratës së tij, por jo një referendum juridik mbi qëndrimin në presidencë. Edhe nëse republikanët humbasin kontrollin e njërës apo të dyja dhomave të Kongresit, Trump do të vazhdojë të ushtrojë mandatin presidencial. Sondazhet kombëtare të tetorit tregojnë epërsi të demokratëve në votën e synuar për Kongresin. Sipas mesatares së publikuar nga Silver Bulletin më 23 tetor, demokratët kryesonin me rreth 9.1 pikë përqindjeje ndaj republikanëve. Megjithatë, kjo diferencë nuk mund të shndërrohet drejtpërdrejt në një parashikim mandatesh. Sistemi amerikan e përcakton kontrollin e Kongresit përmes...