Trump paralajmëron bazë të re amerikane në Poloni: Po bëhet përparim i madh
Bota E Premte, 18 Shtator 2026 11:22 Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se po bëhet “përparim i madh” drejt krijimit të një baze të re ushtarake amerikane në Poloni. Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump vlerësoi presidentin polak Karol Nawrocki dhe e cilësoi atë si “mik”, duke e lidhur projektin me forcimin e aleancës mes dy vendeve. “Po bëhet përparim i madh drejt krijimit të një baze të ushtrisë amerikane në Poloni”, shkroi Trump, duke shtuar se nëse projekti realizohet, vendndodhja do të bëhet e ditur së shpejti. Sipas tij, krijimi i bazës do të përbënte “një hap historik” për aleancën SHBA-Poloni. Presidenti polak Karol Nawrocki e falënderoi Trumpin për mbështetjen dhe deklaroi se Polonia është e gatshme të vazhdojë...
Burimi:
kohajone.com