Trump merr vendimin e papritur, anulon transmetimin live të ekzekutimit të vrasësit të 13 ushtarëve

Trump merr vendimin e papritur, anulon transmetimin live të ekzekutimit të vrasësit të 13 ushtarëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka anuluar planin për transmetimin e drejtpërdrejtë të ekzekutimit të Nidal Hasan, ish-psikiatrit të ushtrisë amerikane, i dënuar për vrasjen e 13 ushtarëve në bazën ushtarake Fort Hood, në Teksas, në vitin 2009. Hasan pritet të ekzekutohet me pushkatim më 3 dhjetor 2026, por ceremonia nuk do të transmetohet për publikun, pas kritikave të shumta që kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar. Trump kishte shprehur më herët mbështetjen për transmetimin e ekzekutimit, duke argumentuar se një veprim i tillë mund të shërbente si paralajmërim për këdo që kryen akte terroriste. Megjithatë, të enjten, presidenti njoftoi se kishte vendosur të hiqte dorë nga kjo ide, duke pranuar se shumë njerëz me qëllime të mira nuk dëshironin...