TRUMP ME GISHTIN MBI BUTONIN E LUFTËS, SHBA GATI TË GODASË IRANIN BRENDA 96 ORËVE NGA URDHRI
Lindja e Mesme mund të përballet me një tjetër përshkallëzim të madh ushtarak. Shtetet e Bashkuara kanë përgatitur skenarë për goditje masive ndaj Iranit, ndërsa vendimi përfundimtar mbetet në duart e presidentit Donald Trump. Sipas një raportimi të CNN, që u referohet dy zyrtarëve amerikanë, forcat e dislokuara në rajon kanë kapacitetet e nevojshme për të nisur një operacion të gjerë brenda 96 orëve nga marrja e urdhrit presidencial. Këtë herë, objektivat e mundshëm nuk kufizohen vetëm te bazat ushtarake dhe sistemet raketore iraniane. Në planet e hartuara nga Pentagoni dhe Komanda Qendrore Amerikane përfshihen edhe infrastruktura energjetike dhe objektet bërthamore të Iranit. Por ajo që e bën situatën veçanërisht të rrezikshme është mundësia që një sulm i ri të shkaktojë një zinxhir kundërpërgjigjesh në...
Burimi:
ntv.al