Trump kërcënon BE-në pas afrimit me Kanadanë: Do të vendos tarifa shumë të rënda!
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj afrimit të Bashkimit Evropian me Kanadanë, duke kërcënuar me vendosjen e tarifave të larta doganore dhe madje me ndërprerjen e marrëdhënieve tregtare me BE-në. Gjatë një tubimi në SHBA, Trump e cilësoi si “qesharake” idenë e një partneriteti më të ngushtë mes BE-së dhe Kanadasë. Ai paralajmëroi se, nëse një marrëveshje e tillë do të konsiderohej si një akt armiqësor ndaj SHBA-së, do të merrte masa ekonomike. “Do të vendosja tarifa shumë të rënda ndaj produkteve që vijnë nga Evropa. Nëse do ta bënin këtë, nuk do të bënin gjë tjetër veçse do ta përkeqësonin situatën”, deklaroi Trump. Presidenti amerikan i bëri komentet pasi BE-ja dhe Kanadaja avancuan diskutimet për një partneritet më të ngushtë, që...
Burimi:
javanews.al