Trump kërcënon BE-në me tarifa pas afrimit me Kanadanë: Mund të ndalojmë tregtinë!
Bota E Enjte, 17 Shtator 2026 18:01 Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj nismës së Bashkimit Evropian për të thelluar marrëdhëniet me Kanadanë, duke paralajmëruar tarifa të reja dhe madje kufizime të mëtejshme në tregtinë me Evropën. Reagimi i Trump vjen pasi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, propozoi që Kanadaja të bëhet anëtarja e parë e asociuar e BE-së, si pjesë e një partneriteti më të gjerë në ekonomi, mbrojtje, energji, teknologji dhe minerale kritike. Duke folur me gazetarët, Trump e cilësoi si “qesharake” mundësinë e një afrimi të tillë dhe paralajmëroi masa ekonomike nëse e konsideron nismën si një veprim armiqësor ndaj SHBA-së. “Nëse e konsideroj si një akt armiqësor, do të vendos tarifa shumë të rënda ose...
Burimi:
kohajone.com