Trump: Irani mund të jetë përgjegjës i sulmit ndaj tubacionit të naftës në Arabinë Saudite –
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani mund të jetë pas sulmit me dronë ndaj një tubacioni jetik të naftës në Arabinë Saudite, i cili u mbyll përkohësisht si masë paraprake. Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite njoftoi të premten se tubacioni Lindje-Perëndim u godit të enjten nga disa dronë të ardhur nga Iraku. Sulmi shkaktoi të plagosur dhe dëme materiale, ndërsa Ministria e Energjisë urdhëroi mbylljen e tubacionit. I pyetur për incidentin gjatë një vizite në Dublin të shtunën, Trump la të kuptohet se Teherani mund të jetë përgjegjës. “Mendoj se po, ndoshta po”, u tha ai gazetarëve. Sulmi ka ndodhur në një moment tensioni të lartë në Lindjen e Mesme, me tregjet e energjisë nën presion dhe transportin detar të përballur...
Burimi:
javanews.al