Trump i hap rrugën gazit rus, Europa perballe nje pazari të ri energjetik

Trump i hap rrugën gazit rus, Europa perballe nje pazari të ri energjetik

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e rikthimit të gazit natyror rus në tregun evropian, si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Sipas një raportimi të gazetës amerikane The New York Times, propozimi parashikon rihapjen e tubacioneve që transportonin gazin rus përmes territorit ukrainas drejt Evropës, duke i ofruar Moskës një stimul të rëndësishëm ekonomik për të pranuar një marrëveshje paqeje. Nisma, nëse konkretizohet, mund të ndryshojë sërish hartën energjetike të kontinentit, duke rikthyer Rusinë në një treg nga i cili vendet evropiane janë përpjekur të shkëputen pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022. Në të njëjtën kohë, ajo hap një debat të ri mbi interesat ekonomike dhe strategjike të Uashingtonit, Moskës dhe kryeqyteteve...