Trump i hap derën prodhuesve kinezë të makinave: Mund të prodhojnë në SHBA nëse punësojnë amerikanë!
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk do të ishte kundër që prodhuesit kinezë të automjeteve të ndërtonin makina në Shtetet e Bashkuara, duke sfiduar qëndrimin e ligjvënësve dhe kompanive amerikane të sektorit. Në një intervistë për Fox News, Trump tha se do ta mbështeste një investim të tillë me kusht që kompanitë kineze të prodhonin automjetet në SHBA dhe të punësonin punëtorë amerikanë. “Nëse Kina do të donte të vinte dhe të hapte një fabrikë për të ndërtuar makinat e saj këtu, unë do të isha dakord me këtë”, tha Trump. Ai solli si shembull Japoninë, duke theksuar se kompanitë japoneze prodhojnë automjete në SHBA dhe punësojnë punëtorë vendas. “Gjëja e rëndësishme është që ata punësojnë njerëzit tanë”, shtoi presidenti amerikan. Trump tha...
Burimi:
javanews.al