Trump i bindur për fundin e luftës: SHBA ka kontroll të fuqishëm mbi Ngushticën e Hormuzit

Trump i bindur për fundin e luftës: SHBA ka kontroll të fuqishëm mbi Ngushticën e Hormuzit

Nga Dublini, ku u takua me kryeministrin irlandez Micheál Martin, presidenti amerikan Donald Trump foli gjerësisht për zhvillimet në Lindjen e Mesme. Në fokus ishte lufta me Iranin. Trump tha se konflikti mund të përfundojë së shpejti, por u shpreh se Teherani po përpiqet ta zgjasë përballjen deri pas zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara. “Mendoj se shumë shpejt. Mendoj se do të jetë ndoshta menjëherë pas zgjedhjeve të mesmandatit. Ata po përpiqen të rezistojnë sa më gjatë të munden për të komplikuar zgjedhjet”, tha Trump. Sa i përket Ngushticës së Hormuzit, Trump tha se Shtetet e Bashkuara kanë një kontroll të fuqishëm mbi këtë pikë strategjike dhe se bllokada detare ka ndihmuar në frenimin e çmimeve të naftës. “Ne e kontrolluam shumë fuqishëm...