Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive
Presidenti i SHBA-së, Trump, i cili është takuar tre herë me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë mandatit të tij të parë, la të hapur mundësinë e një takimi të katërt. Para nisjes për në Kinë, Trump u tha gazetarëve: “Mund të takohemi edhe me Kim Jong Un, kështu që do të jetë mirë,” duke shtuar se nëse Kim do të bënte udhëtimin, kjo ishte “në dorë të Presidentit Xi” të Kinës. Këto komente vijnë në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten delikate dhe të paqarta. Ndërsa Trump bënte këto deklarata, media shtetërore e Koresë së Veriut raportoi se Kim Jong Un dhe familja e tij, të shoqëruar nga zyrtarë të partisë, udhëtuan drejt një zone turistike pranë kufirit verior...
Burimi:
kohajone.com