Troye Sivan sjell albumin e tij më eksperimental, mes dëshirës, vetmisë dhe dashurisë
Muzika si hapësirë e rrëfimit personal, dashuria si një mundësi që ende nuk ka marrë formë dhe eksperimentimi si mënyrë për të thyer pritshmëritë e pop-it. Këngëtari australian Troye Sivan rikthehet me albumin e ri She’s the Best, një projekt që ndërthur tinguj të ndryshëm muzikorë me një rrëfim emocional mbi vetminë, dëshirën për afërsi dhe njerëzit që mbeten pranë nesh në momentet më të vështira. Në një intervistë për revistën Vogue, të publikuar më 9 tetor 2026, Sivan e përshkruan albumin si projektin e tij më eksperimental deri më sot. Përmes tij, artisti largohet nga strukturat e parashikueshme të muzikës pop, duke krijuar një hapësirë ku kontrastet, papërsosmëria dhe sinqeriteti bëhen pjesë e rëndësishme e identitetit muzikor. Albumi hapet me këngën që mban të...
Burimi:
kultplus.com