Tronditje për “xhevahirin” shqiptar, Mehmeti largohet i dëshpëruar nga fusha e blertë – Balkanweb.com – News24

Tronditje për “xhevahirin” shqiptar, Mehmeti largohet i dëshpëruar nga fusha e blertë – Balkanweb.com – News24

Adri Mehmeti mund të luante vetëm 33 minuta sot për Nju Jork Red Bulls ndaj Los Anxheles. Seku Kone mori vendin e xhevahirit shqiptar, i cili si titullar la fushën e lojës i dëmtuar. Mehmeti povoi të luante, edhe pse po ndjente shqetësime në këmbë. Më pas duhet të zëvendësohej dhe reagoi duke shprehur zhgënjimin e madh. Trajneri Bradlej beson se 17-vjeçari shqiptar nuk ka asgjë serioze. Gjatë kësaj kohe është raportuar edhe për ftesën e mundshme nga përfaqësuesja e Amerikës. Për moshën e tij, Mehmeti vlerësohet si një talent i madh në botën e futbollit. Sa i përket Nju Jork Red Bull, po vuan në kampionat ku fitorja mungon në gjashtë javët e fundit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton...