Tronditet Mali i Zi! Ekzekutohen tre të rinj në një poligon qitjeje, në kërkim 30-vjeçari rus
autori i dyshuar-30 vjecari rus MAL I ZI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Mal të Zi, ku 3 persona janë gjetur të vrarë në një poligon qitjeje, në Danilovgrad. Viktimat janë identifikuar si Petar Globareviç, 24 vjeç, dhe Nemanja Kapor, 20 vjeç, të dy nga Podgorica, si dhe Momir Radonjiç, 67 vjeç, nga Danilovgradi. Sipas mediave vendase, policia malazeze u bëri thirrje qytetarëve të Podgoricës dhe rrethinave të saj të qëndrojnë në shtëpitë e tyre pasi trupat e tre të rinjve u gjetën në poligonin e qitjes "Češka zbrojevka", në periferi të kryeqytetit malazez. Autorietet kanë shpallur në kërkim të shtetasit rus Mikhail Shabunin (30), i cili dyshohet si autori i krimit makabër. Raportohet se ai është arratisur me një Seat Cordoba PG AC 472 pasi kreu vrasjet,...
Burimi:
zeri.ai