Tronditet Durrësi! Dy shpërthime me tritol brenda natës
foto ilustruese DURRËS- Banorët e Durrësit janë alarmuar në orët e para të mëngjesit nga dy shpërthime me lëndë eksploziv. Rasti i parë është shënuar rreth orës 03:50, në lagjen nr. 11 të Durrësit, ku një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur në derën e jashtme të një lokali në pronësi të shtetasit me inicialet G. K. Ndërkohë rreth orës 04:30, një tjetër shpërthim është regjistruar në zonën e Shkallnurit, në anë të rrugës Plepa-Ndroq. Tritoli është hedhur në derën e garzhit të një automjeti. Si pasojë e shpërthimeve fatmirësisht raportohet vetëm për dëme materiale. Njoftimi i policisë: Durrës/Informacione paraprake Rreth orës 03:50, në lagjen nr. 11, Durrës, në derën e jashtme të një lokali në pronësi të shtetasit G. K., është hedhur një...
Burimi:
zeri.ai