Tronditëse në Itali/ Shpërbëhet rrjeti ndërkombëtar i pedofilisë, 10 të arrestuar në Romë
Prokuroria e Romës ka ndërmarrë një operacion me përmasa ndërkombëtare duke arrestuar 10 persona, mes të cilëve katër italianë dhe një zviceran, të akuzuar për krijimin e një organizate kriminale të specializuar në shpërndarjen e materialit pedopornografik. Viktimat e këtij rrjeti të tmerrshëm janë fëmijë të moshave nga 4 deri në 10 vjeç. Hetimet e drejtuara nga Prokurori Francesco Lo Voi dhe prokurori Geraci zbuluan se grupi, i krijuar në vitin 2020, funksiononte me strukturë piramidale. Të dyshuarit, të moshave mjaft të reja (nga 22 deri në 28 vjeç), e nisën aktivitetin e tyre përmes grupeve të lojërave online, ku u njohën përpara se të ktheheshin në predatorë seksualë. Krerët e rrjetit përdornin kanale dhe “Bot” në platformën Telegram për të fshehur identitetin e tyre...
Burimi:
javanews.al