Tronditëse në Athinë, gjendet foshnja e pajetë brenda një valixheje
Një ngjarje tronditëse është zbuluar në zonën e Kypselit, në Athinë, ku policia ka gjetur trupin e pajetë të një foshnjeje të fshehur brenda një valixheje. Ngjarja nisi pas një denoncimi të bërë nga pronari i një apartamenti të dhënë me qira përmes Airbnb. Sipas denoncimit, personat që kishin marrë apartamentin me qira nuk po largoheshin nga banesa dhe nuk kishin paguar shumën e parashikuar. Pronari pretendoi gjithashtu se në apartament po konsumohej drogë. Në momentin që në zonë po patrullonin efektivë të skuadrës DIAS, pronari i ndaloi dhe u kërkoi të ndërhynin në apartament. Sipas informacioneve të raportuara nga mediat greke, në banesë ndodheshin një shtetas me origjinë greke, vajza e tij 15-vjeçare dhe një shtetas afgan. Në apartament u gjetën gjithashtu dy të...
Burimi:
vizionplus.tv