Tronditëse: I dha fund jetës pasi lexoi dëshminë e Musine Kokalarit…
Qemal Draçini lindi në Shkodër më 6 mars të 1922. Shkëlqeu si nxënës në Gjimnazin e Shkodrër, ku dhe kaplohet nga idetë komuniste që nisën të shpërndaheshin nga Skënder Luarasi kur u vendos si drejtor i konviktit “Malet tona”. Në moshën 15-vjeçare vuajti burgim politik, 1938-’39. Dy vjet më pas u burgos nga regjimi fashist në Mbreshtan se dallohej për shoqërimin me Qemal Stafën dhe Emin Durakun. Më 25 qershor 1940 shkruan në ditarin e tij: “Át Gjergj Fishta më ka kërkue sekretar të tij privat… nuk kam kurrse-si me përfitue prej kësaj rase veç më duhet me renuncue; asgjamangut, ende s’e kam thânë fjalën e fundit.” E vijon në kryeradhë: “Fishta më ka falë një «Lahuta e Malcís» me kushtim e autograf”. Ndoqi studimet...
Burimi:
kultplus.com