Tritoli te banesa e mësuesit në Shkodër/ Autori i maskuar si korrier picash, DETAJET dhe pista që çon te vëllai në Gjermani

Tritoli te banesa e mësuesit në Shkodër/ Autori i maskuar si korrier picash, DETAJET dhe pista që çon te vëllai në Gjermani

Pamje nga vendngjarja SHKODËR- Disa detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi me tritol mbrëmjen e djeshme në Shkodër, pranë banesës së Mehdin Bushatit, me profesion mësues.  Dyshohet se lënda plasëse është vendosur nga një person, i cili më pas është larguar me motor nga vendngjarja. Sipas burimeve, nga pamjet e kamerave të sigurisë dyshohet se autori ka lëvizur i vetëm dhe i maskuar, me një skafandër në kokë. Ndërkohë, motori dyshohet se ishte përshtatur si mjet shpërndarjeje picash, me qëllim që të mos tërhiqte vëmendjen. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Në momentin e ngjarjes, Bushati dhe bashkëshortja e tij ndodheshin në banesë. Bushati ka deklaruar se nuk ka dijeni lidhur me ngjarjen. Ndërkohë, sipas burimeve,...