Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet

Tre anije tregtare u goditën të shtunën në mbrëmje nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, kanë konfirmuar autoritetet e Rumanisë. Goditjet ndodhën pranë kanalit të Sulina, një rrugë lundrimi e rëndësishme që lidh lumin Danub me Detin e Zi. Kjo rrugë përdoret nga Ukraina për eksportin e mallrave. Sulmet me dronë në Detin e Zi kanë prekur kështu një zonë kyçe për tregtinë detare të rajonit, raporton Reuters, duke iu referuar autoriteteve rumune. Nuk u raportuan të lënduar dhe ekuipazhet arritën të shuajnë zjarret që shpërthyen në bordin e anijeve, sipas ministrit të Mbrojtjes, Stefan Radu Oprea. Anijet e goditura përfshijnë tankerin kimik me flamur grek Evia Petrol V, anijen me shumicë me flamur të Saint Kitts dhe Nevis, Marsol, dhe tankerin...