Ish-ministri i Kosovës arrestohet në operacionin antidrogë, sekuestrohen kokainë dhe makina luksoze me vlerë 301 mijë euro
Ish-ministri i Kulturës në Kosovë, Astrit Haraqija (2004- 2008), është mes gjashtë personave të arrestuar gjatë operacionit antidrogë “Heshtja”, të zhvilluar të shtunën në Prishtinë. Aksioni, i ndërmarrë pas disa muajsh hetime, ka çuar në sekuestrimin e kokainës, parave dhe pasurive të tjera me vlerë totale rreth 301 mijë euro. Sipas Policisë së Kosovës, operacioni kishte në shënjestër një grup të organizuar, të dyshuar për trafikim dhe shpërndarje të kokainës. Hetimet disamujore zbuluan një strukturë me hierarki të qartë, nga drejtuesit e dyshuar të grupit deri te personat që merreshin me shpërndarjen e drogës në rrugë.Në mesin e të arrestuarve janë ish-ministri Astrit Haraqija, Jeton Stanovci, Albana Xhemajli-Ramadani, Alban Maloku dhe Gëzim Feka ndërsa Baftije Feka është shpallur në kërkim. Avokati i ish-ministrit, Korab Bokshi,...
Burimi:
javanews.al