Treni del nga shinat në Francë, 44 të plagosur/ Një vagon përmbyset pas përplasjes me një objekt
Të paktën 44 persona mbetën të plagosur, një prej tyre rëndë, pasi një pjesë e një treni rajonal, me rreth 180 pasagjerë në bord, doli nga shinat të premten në mbrëmje, në linjën mes Rouen dhe Caen, në veriperëndim të Francës. Televizioni BFMTV, duke cituar prefektin, raportoi se treni u përplas me një objekt ende të paidentifikuar. Një vagon u përmbys, ndërsa katër vagona të tjerë dolën nga shinat. Ministri francez i Transportit, Philippe Tabarot, kishte deklaruar fillimisht se rreth 20 persona ishin plagosur. Aksidenti ndodhi rreth orës 19:30 (17:30 GMT), duke shkaktuar një operacion të gjerë emergjence./DPA News
Burimi:
syri.net