Tre vatra zjarri në Bestrovë të Vlorës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Tre vatra zjarri në Bestrovë të Vlorës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Një zjarr ka rënë gjatë orëve të vona të natës në fshatin Bestrovë të Vlorës. Sipas informacioneve, tre vatra zjarri janë shfaqur në tre vende të ndryshme, duke ngritur dyshimet për një zjarr të qëllimshëm. Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për izolimin e flakëve, duke shmangur përhapjen e tyre në sipërfaqe të tjera. Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, ndërsa nuk përjashtohet pista e zjarrvënies së qëllimshme.