Tre të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident në Greqi, dy të tjerë në gjendje të rëndë
Tre të rinj shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në zonën e Glyfades, në jug të Athinës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës, kur makina në të cilën po udhëtonin pesë persona humbi kontrollin dhe u përplas me një mur. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, përplasja ishte e fortë dhe tre prej personave që udhëtonin në automjet nuk mundën tu mbijetonin plagëve. Dy të rinj të tjerë rreth moshës 18 vjeç, u transportuan me urgjencë në spitalin e Voulës, ku po marrin trajtim mjekësor. Njëri prej tyre raportohet në gjendje më të rëndë. Policia greke ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe shkakun që çoi në humbjen e kontrollit të automjetit. Nga të dhënat e publikuara...
Burimi:
gijotina.com