Tre protestues padisin Ramën në GJKKO për shpifje dhe fyerje

Tre protestues padisin Ramën në GJKKO për shpifje dhe fyerje

Tre qytetarë, Ervin Vrioni, Beonard Prençi dhe Adgert Fejza kanë paraqitur një kërkesë për gjykim penal me akuzë ndaj kryeministrit Edi Rama, për veprat penale të “Fyerjes” dhe “Shpifjes”, . Sipas dokumentit të datës 29 tetor 2026, të paraqitur pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, tre kërkuesit pretendojnë se janë cenuar nga deklaratat publike të Ramës më 23 tetor, gjatë një komunikimi ku ai prezantoi fotografi të personave që i lidhi me protestat në Tiranë dhe bëri deklarime për të kaluarën e tyre penale. Sipas tyre, këto deklarime kanë cenuar nderin, dinjitetin dhe reputacionin personal e shoqëror të klientëve të tyre. Avokati i tyre, Altin Goxhaj tha se kryeministri Edi Rama e ka për detyrë që të paraqitet në seancën...