Tre operacione në 24 orë në Kukës e Tropojë, sekustrohen armë e drogë, 3 të arrestuar
pamje nga aksionet KUKËS-Tre persona janë vendosur në pranga në kuadër të tre operacioneve policore të zhvilluara në 24 orët e fundit në Kukës e Tropojë. Operacionet kanë goditur raste të armëmbajtjes pa leje, kultivimit të bimëve narkotike dhe vjedhjeve me thyerje, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e rasteve të tjera të dyshuara. Blutë njoftojnë se gjatë aksioneve janë sekuestruar dy armë zjarri, një armë gjahu, municion luftarak, një armë e ftohtë dhe janë evidentuar 42 bimë kanabis. Konkretisht bëhet me dije se nnjë 38-vjeçar i cili u gjet 50 metra larg një parcele në Tropojë të Vjetër ku ishin mbjellë 42 bimë kanabisi, është vënë nën pranga. Ndërkohë një 45-vjeçar, banues në Markaj, u arrestua pasi në shtëpinë e tij u gjet një automatik dhe...
Burimi:
zeri.ai