Tre në pranga në Lezhë, Policia i prish planin e atentatit
Kristian Ymeri (Shkambi), 34 vjeç dhe Vinçesk Piroli, 38 vjeç janë dy personat që shfaqen në këto pamje duke lëvizur me motor, në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”. Policia ishte vënë në ndjekje pas informacioneve se ishin të armatosur dhe se do të kryenin një atentat. Përmes kamerave të sigurisë i kanë mbajtur në mbikëqyrje deri kur kanë ndërruar mjetit dhe kanë marrë një makinë tip Volkswagen në aksin rrugor “Gjadër-Barbullush”, ku dhe u ndaluan. Këta shtetas shoqëroheshin në automjet nga shtetasi Elden Tarja, 25 vjeç, drejtuesi i makinës akuzuar si bashkëpunëtor. Sipas policisë ai kishte detyre ti largonte nga zona ku kishin planifikuar vrasjen. Të tre rezultojnë shtetas me precedentë të shumtë penalë për krime kundër personit, brenda dhe jashtë shtetit. Gjatë kontrollit fizik, të...
Burimi:
kohajone.com