Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit, por ende nuk ka asnjë punonjës policie nën hetim. Sipas të dhënave që Prokuroria e Tiranës i dërgoi BIRN, bazuar në një kërkesë për informacion, është filluar hetimi për plagosjen e shtetasit L.B. në protestën e 13 tetorit, kur si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij prej policisë ju thye kocka e njërës këmbë dhe të nesërmen iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale. Po ashtu, është filluar hetimi edhe për rastin kur gjatë protestës së 16 tetorit të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit, një punonjës policie shtyu me forcë të riun M.S. teksa ai po qëndronte në këmbë pa kryer asnjë lloj veprimi. Efektivi që po vraponte...