Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Protestat e nxënësve në Francë janë përshkallëzuar, duke detyruar autoritetet të pezullojnë plotësisht ose pjesërisht mësimin në 400 deri në 500 shkolla të mesme. Ministria e Arsimit ka paralajmëruar se situata e sigurisë nuk i lejon institucionet të funksionojnë normalisht në një pjesë të madhe të vendit. Ministri i Arsimit, Édouard Geffray, tha se numri i shkollave të prekura pritet të jetë i ngjashëm me atë të së premtes, kur mësimi u pezullua në 400 deri në 500 institucione. Sipas tij, rikthimi në mësim do të bëhet gradualisht dhe pjesërisht aty ku kushtet e sigurisë e lejojnë. Situata është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit, me protesta në qytete të ndryshme, bllokime të shkollave, djegie të kazanëve të mbeturinave dhe përplasje mes nxënësve dhe policisë. Në...